𝗞𝗼𝗻𝗸𝘂𝗿𝘀𝗶𝗻 𝗔𝗴𝗿𝗼𝘁𝗲𝗰𝗵 𝟮𝟬𝟮𝟮

Panairet e industrive të ndryshme janë edhe vendet ku institucionet arsimore mund të krijojnë lidhje të rëndësishme mes tyre dhe bizneseve që operojnë në ato fusha. Por më e rëndësishmja është se panairet shndërrohen në “arena” të vërteta të prezantimit të talenteve të reja, aftësive të tyre dhe se sa të lidhura janë ato aftësi të mësuara nëpër shkolla e universitete me ato të kërkuara nga sektori privat. Ne panairin e rradhës po përgatitim së bashku Agjencinë Kombëtare për Punësim dhe Aftësi dhe Expocity Albania aktivitete tepër të rëndësishme për të gjithë të rinjtë e të rejat që kanë zgjedhur fushën e Bujqësisë.

INTERNATIONAL AGROTECH EXPO 2022 në Expocity Albania mirëpret gjatë 24-26 Tetor, të rinjtë, nxënës dhe studentë që dëshirojnë të informohen mbi bujqësinë, blegtorinë dhe kopshtarinë, dhe të marrin pjesë në:
➡️B2E Bujqësia per shkollat, universitetet dhe sipermarrjet e fushes.
➡️🏆Konkursi AgroTech 2022 – konkursi me i fundit per te rinjte te arsimit te mesem te pergjithshem e profesional, dhe universitar qe kane pasion fushen e bujqësinë, të cilët do të sjellin projetet e tyre më të mira.
➡️ Stende ekspozimi (pa pagesë) ne panair per entitetet qe marrin pjese në konkurs me nxënësit dhe studentët e tyre.
➡️ Transporti ofrohet nga organizatorët, gjithashtu pushimi drekës, mentorimi dhe çertifikimi.

Informohuni me teper dhe regjistrohuni ne konkurs:
https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSdVNmzezaJAUU1gwgrE9os8o0LG79CpZA4-t3IpxC8VvrAfCg/viewform

Leave a Reply