Konkursi për Aftësitë Parukier dhe Berber

Regjistrimet jane mbyllur

    Njoftim mbi Konkursin

    • Në konkurs do të marrin pjesë kandidatët të cilët janë regjistruar online prej datës 1 -31 Gusht 2019 dhe do të përzgjidhen paraprakisht nga ekipi i vleresuesve. Emrat e konkurentëve do te shpallen brenda datës 10 Shtator në këtë faqe zyrtare. Kandidatët janë individë të cilët janë duke ndjekur një kurs profesional për parukier apo berber në qendra apo shkolla publike e private ose që e kanë përfunduar atë gjatë dy viteve të fundit (nga data e aplikimit) nga 16 qytete të Shqipërisë.
    • Kandidatëtët po përzgjidhen përmes jurisë së konkursit të publikuar në faqen tonë. Kriteret e përzgjedhjes janë: motivimi juaj i shprehur në formularin e aplikimit,deklarimi i datës së saktë të fillimit dhe përfundimit të kursit (në rastin kur është i përfunduar apo parashikohet të përfundojë), kontaktet e sakta të qendrës ku ju keni kryer apo po kryeni kursin profesional si edhe një përzierje e balancuar nga rajone të ndryshme në Shqipëri, si dhe nga qendra dhe shkolla të ndryshme
    • Aplikimi dhe pjesëmarrja në konkurs janë falas. Megjithatë cdo konkurent duhet të jetë i disponueshëm më 16 Shtator 2019 dhe të mbërrijë me shpenzimet veta në vendin e konkurimit.
    • Cdo konkurent duhet të sjellë me vehte mjetet e punës si edhe një model/e ose manekin.
    • Cdo pjesmarres i regjistruar duhet te lexojë me kujdes informacionet dhe të kontrollojë herëpashere postën elektronike si edhe në spam/kosh pasi e-mailet konfirmuese mund të përfundojnë në spam/kosh!
    • Të gjitha komunikimet do të bëhen me email. Prandaj është e nevojshme ta kontrolloni atë vazhdimisht.
    • Të dhënat tuaja nuk do t’i jepen askujt pa aprovimin tuaj.

    Ekipi i Vlerësuesve

    • Oliverta Ballabani-Durres  Parukiere Profesioniste & Trajnere e Pjesemarrese ne Evente / Konkurse Nderkombetare
    • Monda Shaholli -Korce  Parukiere Profesioniste &Trajnere e Pjesemarrese ne Evente / Konkurse Nderkombetare
    • Nardi Vathi- Kruje  Parukier dhe Berber Profesionist & Trajner e Pjesemarres ne Evente / Konkurse Nderkombetare
    • Azem Shehi -Kavaje  Berber Profesionist & Trajner e Barber Trade Shows ne Evente / Konkurse Nderkombetare
    • Bernard Balla- Tirane  Berber Profesionist & Trajner dhe Pjesemarres ne Evente / Konkurse Nderkombetare