Aplikimi Konkursi Parukier/Berber 2020

Shtune 14. Nëntor 2020 | Tirana Business Park | Njoftim mbi Konkursin | Në konkurs do të marrin pjesë kandidatët të cilët janë regjistruar online deri me datë 30 Shtator 2020 dhe do të përzgjidhen paraprakisht nga ekipi i vlerësuesve. | Emrat e konkurentëve do të shpallen brenda datës 15 Tetor 2020 duke u komunikuar nëpërmjet postës elektronike dhe më tej në këtë faqe zyrtare. | Lexoni me kujdes aplikimin dhe plotësojeni atë online. | Aplikimi dhe pjesëmarrja në konkurs janë falas. | Cdo konkurent duhet të jetë i disponueshëm me datë 14 Nëntor 2020 dhe të mbërrijë me shpenzimet veta në Tiranë ose në vendin e konkurimit.Ndërkohë transporti nga Tirana/qendër deri tek vendi ku do të zhvillohet konkursi /Tirana Business Park do të ofrohet falas nga organizatorët. | Cdo konkurent duhet të sjellë me vehte mjetet e punës si edhe një model/e ose manekin. | Cdo pjesmarres i regjistruar duhet te lexojë me kujdes informacionet dhe të kontrollojë herëpashere postën elektronike si edhe në spam/kosh pasi e-mailet konfirmuese mund të përfundojnë në spam/kosh! | Të gjitha komunikimet do të bëhen me email. Prandaj është e nevojshme ta kontrolloni atë vazhdimisht. | Të dhënat tuaja nuk do t’i jepen askujt pa aprovimin tuaj. | Kerkesat Specifike | Ju jeni ndërmjet moshës 16 deri 26 vjec. | Duhet të keni aftësi të forta në Parukeri dhe Berber. | Ju duhet të sillni mjetet dhe modelin tuaj.
* indicates required field