Armejsa Kullolli – “Gjithmonë i kujtoj vetes se duhet ta dua atë që bëj”

Ju prezantojmë me një vajzë mjaft të talentuar.

“Unë quhem Armejsa Kullolli jam studente në degën e Regjisë së Filmit dhe Televizionit, si rrjedhojë merrem me video dhe filma të shkurtër. Në Albanian Skills mora pjesë në vitin 2017. U shpalla fituesja e vendit të parë në konkursin e fotografisë dhe fitova një tablet.

Pjesëmarrja në konkurs ka qënë eksperienca më interesante, frytdhënese dhe e drejtë në të cilën kam marrë pjesë . Uroj që organizimi të jetë i njëjtë edhe në edicionet e ardhëshme. Vlerësimi është mungesa më e madhe që te rinjtë kanë ,sidomos lidhur me atë që ata bejnë për arsye talenti,kohe të lirë ose pasioni. Albanian Skills ndihmon duke rritur vetvlerësimin qoftë edhe për mëdyshjet e vogla.

Nuk kam një shprehje të përcaktuar, por gjithmonë i kujtoj vetes se duhet ta dua atë që bëj dhe të jem e vertetë në cdo hap drejt realizimit të saj.

Leave a Reply