Armida Begaj – “Një eksperiencë e jashtëzakonshme me plot energji.”

Kemi kënaqësinë t’ju prezantojmë një vajzë tepër të talentuar në fushen e fotografisë.

“Unë quhem Arminda Begaj. Për momentin jam duke mbaruar studimet në universitet dhe duke u marrë me disa punë të vogla në fushën e fotografisë. Unë kam qënë pjesë e Albanian Skills 2016, në konkursin e fotografisë ku fitova çmimin e dytë . Çmimi ishte një Mountain Bike Tour në Boville nga Ride Albania Mountain Biking dhe ishte një eksperiencë e jashtëzakonshme me plot energji. Eksperienca në Albanian Skills ishte për mua një nga ato eksperienca që të ndihmojnë të ecësh përpara.

Përvoja të tilla vlejnë shumë sepse është e rëndësishme të kesh besim në vetvete dhe të kuptosh se ka eksperienca në jetë të cilat ja vlen ti provosh. E vetmja gjë që mund të beje AS është të mos heqë dorë nga kjo traditë e promovimeve të aftësive të reja.

Problematikat e të rinjve janë nga më të ndryshmet, për këte me siguri duhet nje diskutim i posaçëm, por në AS fiton një eksperiencë të rëndësishme që ndihmon në formimin e çdo të riu që ka talent dhe ka aftësi. Shprehja ime motivuese është : “Beso në vetvete dhe vazhdo të ecësh përpara!”

Leave a Reply