Çelet Edicioni 7-të i Konkurseve Kombëtare të Aftësive

Jeni një i ri apo e re, prej 16 – 25 vjeç, nxënës apo student/e në arsim profesional, të përgjithshëm, universitar, i/e papunë apo i/e punësuar, nga çdo cep i Shqipërisë, dhe mezi pret të sfidosh veten tënde në këto kategori profesionale:
1. Programim
2. Zhvillim Web-i
3. Grafikë
4. Fotografi
5. Marketing Digjital
6. Shërbim Hotelier dhe Restorant
7. Parukeri dhe Berber
8. Sipërmarrje dhe Zhvillim Biznesi
Atëherë, ekziston një mundësi për ty!
Albanian Skills, Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive dhe Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët kanë kënaqësinë e veçantë t’ju prezantojnë me Edicionin e 7-të të Konkurseve Kombëtare të Aftësive për të Rinjtë nga mosha 16 – 25 vjeç i cili do të mbahet ditën e shtunë, datë 26 shkurt 2022, ora 09:00 – 17:00 në ambientet e Tirana Business Park. Transporti do të mundësohet nga Tiranë-Qendër deri në mjediset ku zhvillohet konkursi.
Konkurrentët pjesëmarrës do të kenë mundësinë të provojnë aftësitë e tyre përgjatë një dite të gjatë e të veçantë ku do të pajisen me certifikata pjesëmarrje. Gjithashtu do të marrin pjese në aktivitete zbavitëse e plot surpriza të tjera. Më të mirët do të vlerësohen me shenjat dalluese të vendeve të para, dyta dhe treta si edhe trofe të ndryshme. Me mbështetësit dhe organizatorët e këtij organizimi do të kujdesemi për të krijuar mundësi rrjetëzimi dhe ofruar praktika profesionale dhe mundësi punësimi.
Prandaj ju nxisim të regjistroheni deri më datë 20 shkurt 2022, ora 23:59 për të marrë pjesë në këtë garë individuale nëpërmjet këtij linku.
Për detaje të organizimit dhe informacione të tjera mund të lexoni linkun ose te lidheni me sekretarinë e konkurseve pranë Albanian Skills : admin@albanianskills.org ose albanianskills.secretariat@gmail.com.
Albanian Skills
Agjencia Kombëtare për Punësim dhe Aftësi
Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët

Leave a Reply