Gëzuar Festat! Season’s Greetings!

Të nderuar miq dhe bashkëpunëtorë të Albanian Skills,

Gjejmë rastin që në këtë fundvit t’ju shprehim falenderimet tona të sinqerta për kontributin tuaj të çmuar në arritjen e qëllimeve dhe objektivave tona të përbashkëta.

Ky ishte një vit i vështrë për të gjithë, por ne ja dolëm mbanë të vërtetojmë se me bashkëpunim dhe vullnet të mirë mund të arrijmë të mposhtim të gjitha sfidat dhe të ofrojmë mundësi të shumta. Në kuader të projektit INTERVET (Internationalisation of VET Systems in Western Balkans) mësues nga shkollat profesionale në Shqipëri patën mundësinë të marrin pjesë në Shkollën Verore. Në varësi të situatës pritet që në Maj 2021 mësuesit e përzgjedhur për Job Shadowing të shkojnë në Hollandë. Ndërkohë përzgjedhja e studentëve për praktikë profesionale në Itali ka përfunduar dhe po ndiqen proçedurat e tjera përgatitore për realizimin e praktikave gjatë Qershorit 2021.

Gjithashtu Java e Aftesive Shqiptare 2020, edicioni 3të i organizuar tërësisht në distancë me rreth 20 aktivitete, seminare dhe konferenca ku morrën pjesë rreth 500 pjesëmarrës dhe zhvillimi i Konkurseve të Aftësive Shqiptare 2020, edicioni i 6të rezultuan të rëndësishëm dhe të sukseshëm. Për këtë ndjehemi të lumtur dhe krenarë që së bashku ja dolëm ti realizojmë edhe përgjatë këtij viti të vështirë. Jemi të ngazëllyer nga motivimi dhe dedikimi i treguar i të rinjve qofshin pjesëmarrës apo konkurentë nga shkollat profesionale dhe universitete, vullnetarë dhe apo profesionistë të rinj të trupës së jurive profesionale duke konfirmuar edhe njëherë se përkushtimi dhe këmbëngulja janë kyç në përmbushjen e cdo misioni.

Por pa kohën dhe kontributin tuaj do të ishtë e vështirë t’i arrinim të gjitha këto aktivitete prandaj ju falenderojmë përzemërsisht për bashkëpunimin tone të deritanishëm dhe përgjatë 2021 që po troket.

Në emër të Bordit Ekzekutiv dhe Ekipt të Albanian Skills, JU FALEMINDEROJME NGA ZEMRA dhe ju urojmë festa të gëzuara dhe të mbara për ju dhe familjet tuaja. Viti që po vjen qoftë plot me shëndet dhe me energji të reja!

Leave a Reply