Indrit Kello – Fitues i vendit të parë në Web Development.

Kemi kënaqësinë të sjellim në vëmendje eksperiencën e Indrit Kellos në Albanian Skills 2017 si fitues i vendit të parë në Web Development.

Në vendin tonë ka plot të rinj që janë aktiv në jetët e tyre dhe duan të bëjnë diçka në mënyrë që të afirmohen në tregun e punës. Zgjidhja më e mirë sipas Indrit Kellos ishte të bëhej pjesë e konkurseve të ndryshme në mënyrë që jo vetëm të merrte eksperienca të ndryshme, por edhe të afirmohej në tregun e punës.Duke qënë se Indriti ishte në kërkim të konkurseve të ndryshëm në lidhje me Web Development, ai u njoh me Albanian Skills në vitin 2017 nga rrjeti social LinkedIn.

Indriti besonte në aftësitë e tij dhe pikërisht ky besim dhe dhënia e maksimumit nga vetja e beri atë fitues të vendit të parë në konkursin e Web Development.Duke qënë gjithmonë në kërkim të mundësive të ndryshme vendosi të merrte pjesë në konkursin e Web Development, pikërisht për të sfiduar veten me shumë konkurentë të së njëjtës fushë.

Për eksperiencën e tij në Albanian Skills Indrit Kello është shprehur: “Një nga eksperiencat më të bukura që kam kaluar. Kam njohur shumë njerëz të rinj dhe profesionstë që do më ndihmojnë në karrierën time.”


Pa dyshim kur merr pjesë nëpër kompeticione të mbeten kujtime dhe mbresa të shumta. Për Indrit Kellon ajo që ka shënjuar në kujtesën e tij janë çështjet e profesionalizmit. Në veçanti ai veçon strukturimin e pyetjeve si dhe ushtrimet që juria e AlbanianSkills kishte përzgjedhur për të vlerësuar njohuritë e secilit konkurent.Fituesi i çimimit të parë shprehet se kjo eksperiencë ishte mjaft e bukur, pasi ai përveç se ka krijuar njohje të reja është rritur profesionalisht. Si çmim Indriti ka vendosur të ndjekë programin AIA Wannapreneur Academy për të mësuar më shumë drejt sipërmarrjes dhe zhvillimit të ideve të reja.


Ne i urojmë Indritit një karrierë të suksesshme dhe e falenderojmë që ishte pjesë e Albanian Skills.

Leave a Reply