Lediana Xhani – Fitues i vendit të tretë në Web Development.

Kemi kenaqësinë të sjellim në vëmendje tuaj një konkurente mjaft të talentuar të Albanian Skills.
Lediana Xhani është një nga pjesemarrësit e shumtë që e gjeti Albanian Skills nëpërmjet rrjetit social Facebook.

Në 2015 Lediana pati kontaktin e parë me Albanian Skills ku mori pjesë si vullnetare, ndërsa në 2017 ajo vendosi të merrte pjesë si kokurrente. Ajo konkuroi në fushën e Web Development ku u kualifikua si fituese e vendit të tretë.
Arsyeja se përse Lediana po merrte pjesë në konkurs ishte provimi i vetes në mënyrën sesi funksiononte kompeticioni që ajo e kishte pare thjesht si vullnetare. Dëshira për të ritakuar të gjithë organizatorët e eventit por kesaj radhe si konkurente ishte një shtysë për të marrë pjesë. Lediana shprehet se ishte një eksperience e bukur që nuk harrohet lehtë. Gjithashtu Lediana mendon se ka vend për përmiresime, por në tërësi mbetet një kompeticion i mrekullueshem.


Ajo çfare vlereson dhe që ka lënë më shumë mbresa tek Lediana janë organizatorët e komunikueshëm dhe të sjellshëm. Për të është gjithmonë kënaqësi të ndërveprosh me ta. Lediana na konfirmon se nga kjo eksperience ajo ka marrë shumë kujtime të bukura. Por nuk mbetet me kaq,ajo shpreson që në një të ardhme të afert të ketë mundësi për partneritet e mbeshtetje të ndërsjelltë.


E falenderojmë Ledianën për pjesmarrjen e saj dhe i urojmë sa më shumë suksese.

Leave a Reply