“Identify The Best”-Expocity Albania – 15 October 2022

Expocity Albania mbajti panairin e tretë ndërkombëtar të tekstilit dhe lëkurës në vend gjatë 14-16 Tetor, 2022. Ky organizim kishte si synim kryesor mbështetjen e biznesit si dhe bashkëpunimin maksimal midis kompanive në rajon dhe jo vetëm. 

 Eventi zgjati tre ditë, ku u mbajtën forume, konkurse dhe konferenca të ndryshme midis përfaqësuesve të ndryshëm të sektorit.

Një nga aktivitetet e mbajtura ditën e shtunë me datë 15 Tetor ishte dhe konkursi “Trego talentin tënd dhe bëhu një fitues” i organizuar në bashkëpunim të ngushtë me Expocity Albania dhe kompanitë pjesëmarrëse në panair. 

Në këtë konkurs morën pjesë 15 të rinj nga e gjithë Shqipëria të apasionuar ndaj modës, stilimeve dhe dizanjit, të cilët vinin nga Shkolla Profesionale “Isuf Gjata”  Korçë, Shkolla Profesionale TIK “Herman Gmeiner” Tiranë; Universiteti Politeknik i Tiranës, Gjimnazi “Havzi Nela” Kukës, Albanian Design Academy etj. 

Fillimisht nxënësve ju prezantua tematika e konkursit, vendi i realizimit dhe rregullat e konkurimit dhe vlerësimit. Detyra që konkurrentët kishin ishte që të realizonin një skicim, dizanjim duke përfshirë dhe një nga simbolet si lule, rombe, forma të ndryshme të dhëna dhe shpjeguara hollësisht nga anëtarja e jurisë njëkohësisht përfaqësuese e kompanisë “Emar Design” Arlinda Baci Graphic Designer dhe Sipërmarrarrëse. 

Konkurentët punuan për rreth 2 orë duke krijuar sipas imagjinatës së tyre dhe njëkohësisht duke shprehur talentin e tyre. Përgjatë gjithë kohës së konkurimit pjesëmarrësit ishin shumë entuziastë e të lumtur për pjesëmarrjen, pasi për ta dëshira për të skicuar ishte shumë e madhe aq sa siç shprehet dhe njëra nga konkurentet se “Dhe po të kaloj orë të tëra duke skicuar nuk mërzitem asnjëherë pasi ora më fluturon shpejt.”

Pas përfundimit të skicimeve, punëve nga të gjithë konkurrentët juria e përbërë nga ekspertë të fushës të disa prej kompanive më në emër në fushën e modës dhe prodhimit të veshjeve në Shqipëri dhanë vlerësimet e tyre.

  1. Aulona Hoxha- Drejtoreshë Ekzekutive Expocity Albania
  2. Ana Zacharian- CEO Albanian Skills
  3. Arlinda Baci- Spermarrese dhe Drejtore Dizajni dhe Marketing, Emar Design Shpk,
  4. Edvin Prence- Kryetar Shoqate Proexport Albania
  5. Genti Mehmeti- Administrator DBS Group
  6. Diana Cankuli- Administratore Blead
  7. Kriton Prendi- Administrator Caterina Frienze
  8. Tatjana Spahiu- Prof. nga Universiteti Politeknik
  9. Manjola Misiri- Administratore Luisol

Të gjithë konkurrentët pjesëmarrës u vlerësuan nga anëtarët e jurisë për talentin e tyre dhe në mbyllje të aktivitetit ato  shpërndanë çertifikata për të gjithë pjesëmarrësit. E shtuna ishte një ditë e mbushur me emocione të bukura por dhe me krijime fantastike. Të rinj të talentuar që do te ecin shumë përpara në karrierën e tyre. 

Ne si Albanian Skills falendrerojmë të gjithë pjesëmarrësit që morën pjesë në konkurs, jurinë e cila vlerësoi por dhe ndihmoi në mentorimin e pjesëmarrësve, i motivoi dhe këshilloi Falenderojmë Expocity Albania që përmes organizimit të panaireve të tilla sektoriale, krijon mundësi dhe hapsira të dobishme ku të rinjtë mund të gjejnë veten mjaft mirë dhe të afrohen më shumë me bizneset e fushave të ndryshme

ENGLISH
Expocity Albania launched the third international textile and leather fair in the country. The main goal of this organization was business support as well as maximum cooperation between companies in the region and beyond.
The event lasted three days, where various forums, competitions and conferences were held between different representatives of the sector.
One of the activities held on Saturday, October 15, was the competition “Identify the Best” organized by Albanian Skills in close cooperation with Expocity Albania and the companies participating in the fair.
15 young people from all over Albania who are passionate about fashion, styles and design participated in this competition, who came from the Professional School “Isuf Gjata” Korçë, the Professional School ICT “Herman Gmeiner” Tirana; Polytechnic University of Tirana, Gymnasium “Havzi Nela” Kukës, Albanian Design Academy, etc.
First, the students were introduced to the theme of the competition, the venue and the rules of competition and evaluation. The task that the competitors had was to create a sketch, design including one of the symbols such as flowers, rhombuses, different shapes given and explained in detail by the jury member, simultaneously representative of the company “Emar Design” Arlinda Baci Graphic Designer and Entrepreneur and member of the jury.
Competitors worked for about 2 hours creating according to their imagination and at the same time expressing their talent. During the entire competition, the participants were very enthusiastic and happy for their participation, as for them the desire to sketch was so great that as one of the competitors said, “And if I spend hours sketching, I never get bored after the hour it flies by fast.”
After the completion of the sketches, works from all competitors, the jury composed of experts in the field gave its evaluations:
Aulona Hoxha- Executive Director of Expocity Albania
Ana Zacharian – CEO Albanian Skills
Arlinda Baci- Entrepreneur and Director of Design and Marketing, Emar Design Shpk,
Edvin Prence – Chairman of Proexport Albania Association
Genti Mehmeti – Administrator DBS Group
Diana Cankuli- Blead Administrator
Kriton Prendi- Administrator Caterina Firenze
Tatjana Spahiu- Prof. from Polytechnic University
Manjola Misiri- Administrator Luisol
All participating competitors were evaluated by the jury members for their talent and at the end of the activity they distributed certificates to all participants. Saturday was a day filled with beautiful emotions but also with fantastic creations. Talented young people who will go far in their careers.
We, as Albanian Skills, thank the participants who took part in the competition, the jury which evaluated but also helped, motivated and advised the young people. We thank Expocity Albania for supporting young people through the organization of such fairs and competitions where they can find themselves quite well and get closer to businesses in different fields.

Leave a Reply