Edicioni 7-të Konkurset Kombëtare të Aftësive

Jeni një i ri apo e re, prej 16-25 vjeç, nxënës apo student/e në arsim profesional, të përgjithshëm, universitar, i/e papunë apo i/e punësuar, nga çdo cep i Shqipërisë, dhe mezi pret të sfidosh veten tënde në këto kategori profesionale:
– Programim
– Zhvillim Web-i
– Grafikë
– Fotografi
– Marketing Digjital
– Shërbim Hotelier dhe Restorant
– Parukeri dhe Berber
– Sipërmarrje dhe Zhvillim Biznesi
Atëherë, ekziston një mundësi për ty!
Albanian Skills, Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive dhe Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët kanë kënaqësinë e veçantë t’ju prezantojnë me Edicionin e 7-të të Konkurseve Kombëtare të Aftësive për të Rinjtë nga mosha 16 – 25 vjec i cili do të mbahet ditën e shtunë, datë 26 Shkurt 2022, 09:00-17:00 në ambjentet e Tirana Business Park. Transporti do të mundësohet nga Tiranë-Qendër deri në mjediset ku zhvillohet konkursi.
Konkurentët pjesëmarrës do të kenë mundësinë të provojnë aftësitë e tyre përgjatë një dite të gjatë e të veçantë ku do të pajisen me çertifikata pjesëmarrje. Gjithashtu do të marrin pjese në aktivitete zbavitëse e plot surpriza të tjera. Më të mirët do të vlerësohen me shenjat dalluese të vendeve të para, dyta dhe treta si edhe trofe të ndryshme. Me mbështetësit dhe organizatorët e këtij organizimi do të kujdesemi për të krijuar mundësi rrjetëzimi dhe ofruar praktika profesionale dhe mundësi punësimi.
Prandaj ju nxisim të regjistroheni deri më datë 20 Shkurt 2022, ora 23:59 për të marrë pjesë në këtë garë individuale nëpërmjet këtij linku.
Për detaje të organizimit dhe informacione të tjera kontaktoni me sekretarinë e konkurseve pranë Albanian Skills : admin@albanianskills.org ose albanianskills.secretariat@gmail.com.

Aftësitë Shqiptare – Shoqata Kombëtare e Konkurseve të Aftësive
Agjencia Kombëtare për Punësim dhe Aftësi
Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *