Albanian Girls in ICT Academy 2024

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Vajzave në TIK, Albanian Skills, ashtu sikurse edhe gjatë viteve të shkuara, së bashku me kompani dhe institucione partnere, po përgatitet për t’ju bashkuar aktiviteteve dhe ngjarjeve mbarëbotërore. 

Prej vitit 2011, këto ngjarje kanë përfshirë 600,000 vajza, në më shumë se 12,000 aktivitete ndërkombëtare në 195 vende të botës. 

Në këtë rrugëtim, tashmë 13-vjeçar të kësaj dite, Albanian Skills është e angazhuar prej katër viteve të kontribuojë për të sjellë frymën e kësaj nisme edhe në vendin tonë, e ta shtojmë Shqipërinë në hartën globale të vendeve që mbështesin fuqimisht vajzat në TIK! 

Prej 2021, rreth 500 vajza të moshave 13-19 vjeç kanë marrë pjesë në akademitë e mbajtura me këtë rast duke rritur dhe  përmirësuar aftësitë e tyre dixhitale dhe teknologjike në tërësi, por edhe  ato komunikuese dhe prezantuese përmes pjesëmarrjes së tyre në punime dhe projekte konkrete. 

Ashtu sikurse edhe natyra e objektivave të kësaj lëvizjeje globale, edhe në Shqipëri vajzat do të jenë protagonistet e kësaj dite. Në një panoramë të përgjithshme, aktivitetet që synojmë të zhvillojmë në Shqipëri, do të përfshijnë vajzat në të gjitha shkollat e Arsimit të Mesëm në Shqipëri dhe ato të Arsimit 9-vjeçar, nga klasat e nënta me qëllim ndërgjegjësimin e vajzave 14-18 vjeç për mundësitë e shumta që ofron orientimi i tyre drejt sektorit TIK, si një mundësi e mirë punësimi dhe vetëpunësimi.

Në vijim janë aktivitetet që do të ndodhin, në kuadrin e kësaj dite:

  • Prej 30 Mars – 14 Prill – Rregjistrimi i pjesëmarrëseve nëpërmjet një forme aplikimi me Google Forms të shpërndarë në kanalet e komunikimit. Linku për aplikim: https://forms.gle/oycuXSm7pqEWUj3h8
  • Në 15 Prill – Hapja e Albanian Day of Girls in ICT.
  • Prej 15-18 Prill – Sesione trajnimesh / mentorimesh online dhe fizikisht, nga trajnerë me përvojë në fushën e teknologjisë. 
  • Në datat 16 dhe 19 Prill, do të jemi përkatësisht në Shkodër, Shkolla Teknike “Arben Broci” dhe Gjirokastër, Shkolla Profesionale “Thoma Papapano” për të mbajtur sesione trajnimi për nxënëset e shkollave 9-vjeçare të zonës.
  • Prej 15-19 Prill – Krijimi i punimeve, kryerja e detyrave të dhëna gjatë sesioneve të trajnimit nga vajzat pjesëmarrëse.
  • 19 Prill – Aktiviteti përmbyllës me punimet e vajzave. Takimi do të zhvillohet hibrid. Për vendtakimin do t’ju njoftojmë në vijim. 

 

Shënim: Aktiviteti dhe sesionet trajnuese janë pa pagesë! Çdo vajzë pjesëmarrëse do të pajiset me certifikatë. Për të marrë certifikatën, vajzat duhet të jenë të pranishme gjatë të gjitha ditëve të trajnimit.

Leave a Reply