Ervin Kurti – “Kurrë mos hiq dorë nga ëndrrat e tua!”

Jemi të lumtur t’ju prezantojmë me Ervin K. Kurti dhe përshtypjet e tij si fitues i vendit të parë në konkursin e fotografisë.

“Unë jam Ervin Kurti . Aktualisht po punoj si Project Manager në organizatën EESTEC Tirana dhe si Photo/Videographer në dy projekte.

Në vitin 2016 kam qenë konkurent dhe fitues i vendit të parë në konkursin e fotografisë. Unë kam marrë pjesë në disa Startup-e e konkurse të ngjashme, por mund të them me plot gojën që Albanian Skills është konkursi që më ka dhënë emocionin dhe vetëbesimin më të madh.


Mendoj se eksperienca të tilla ndikojnë shumë në jetën e konkurentëve sepse krijohen kontakte dhe njohje të cilat të shërbejnë për të ardhmen.Problematikat kryesore që hasin të rinjtë në ditët e sotme është mungesa e hapësirave për të shprehur talentet, mungesa e vendeve të punës të përshtatshme me dëshirat dhe shkollimin e përfunduar. Shprehja ime është: “Kurrë mos hiq dorë nga ëndrrat e tua!”.

Leave a Reply