Hapja e Zyrës për Informim dhe Këshillim Karriere – ZIKK Mat

Ditën e Mërkurë më datë 15 Dhjetor, ora 14:00-15:00 pranë Bashkisë Mat u zhvillua aktiviteti i hapjes së
Zyrës për Informim dhe Këshillim Karriere, ZIKK Bashkia Mat. Hapja e kësaj zyre vjen në kuadër të
projektit “Një vizitë larg karrierës tuaj të ardhshme” të financuar nga Zyra për Marrëdhënien me Publikun
të Ambasadës së SHBA-së në Tiranë dhe zbatuar nga Albanian Skills në bashkëpunim me Bashkinë Mat.
ZIKK Mat do të jetë e hapur për të rinjtë dhe publikun e gjerë ku do të asistojë të rinjtë dhe ato të cilët
kërkojnë informacione apo të zhvillojnë më tej karrierën e tyre me anë të shërbimeve si dhe duke i
përfshirë drejtpërsëdrejti në zbatimet e planit funksional të kësaj zyre.
Në nënfaqen zyrtare të Bashkisë Mat, www.bashkiamat.gov.al/zikk do të gjenden informacione mbi shërbimet e informimit dhe këshillimit karrierës si edhe aktiviteteve të ndryshme që mund të zhvillohen prej saj por edhe në nivel lokal,
kombëtar dhe jashtë vendit.
Të ftuar në ceremoninë e hapjes ishin të rinjtë pjesëmarrës të Akademisë së Karrierës, zhvilluar në këtë
bashki prej 15 deri më 17 Tetor 2021, përfaqësues të institucioneve lokale, qëndrore dhe përfaqësues të
bizneseve në Mat.
Gjatë aktivitetit u mbajt fjala përshëndetëse e Kryetarit të Bashkisë Mat Z. Agron Malaj i cili ritheksoi
edhe njëherë rëndësinë e shërbimeve të karrierës për të rinjtë e Bashkisë Mat që po nisin në kuadër te
zbatimit të projektit “Një vizitë larg karrierës tuaj të ardhshme”.
Me këtë rast, u lëshua edhe nënfaqja zyrtare ZIKK-Zyra për Informim dhe Këshillim Karriere, si edhe u
prezantua “Plani funksional i ZIKK-Mat, nga Znj. Lumturie Koka, Koordinatore pranë Njësisë Integrimit
dhe specialiste në ZIKK.Specialistja Kërkimore Zj. Entela Gjyla pranë Albanian Skills prezantoi : Disa gjetje mbi nevojat për informim dhe këshillim karriere në Bashkinë Mat. Aktiviteti u shoqërua me diskutime nga pjesëmarrësit dhe ndarja e certifikatave pjesëmarrësve të akademisë.

Për informacione të mëtejshmë mbi projektin dhe ZIKK mund të kontaktoni:
Seldan Tabaku Oficer Komunikimi, Albanian Skills,
Email:[email protected]
Ronaldo Cevani
Specialist ZIKK, Bashkia Mat,
Email: [email protected]

Leave a Reply