Luciana Fani – “Në AS bëra miq shumë të mirë më të cilët vazhdoj bashkëpunimet”

Jemi te lumtur t’ju prezantojmë me Luçiana Fani, kjo profesioniste e re e talentuar, një vajzë mjaft e angazhuar dhe nje thesar idesh origjinale.

Luciana punon si Consulente IT dhe Audituese IT në një kompani të njohur Auditimi në Shqipëri. Teknologjia dhe softet janë profesioni i saj, ndërkohë në konkurs mori pjesë me fotografinë si pasion që e zhvillon. Gjithashtu ajo drejton një aktivitet mbi Turizmin i quajtur Travel Massive Albanial, ka një blog personal dhe jep Consulence në fushën e turizmit për kompani të huaja. 


Luciana ka qënë pjesëmarrëse Konkursin e Fotografise në vitin 2016.

Për të ishte një eksperiencë interesante, e vecantë në llojin e vet në Shqipëri. E mirë-organizuar dhe intensive. Luciana shprehet se aty bëri miq shumë të mirë më të cilët vazhdon bashkëpunimet e saja në fusha të tjera të jetes. Ajo mendon se të rinjve ju vlejnë shumë këto lloj eksperiencash sepse në këtë mënyrë kanë mundësi të njohin më shumë veten dhe se cfarë duan të bejnë në jetë, por njohin dhe të tjeret. Kalojnë një kohë të bukur, ndryshe dhe e shfrytëzojnë atë në mënyrë produktive.

Edicioni ku Luciana ka marrë pjësë, i ka lene më shumë mbresa aktiviteti i të bërit kompozime me lule nga Down Syndrome Albania.

Gjithashtu Luciana na ndihmon duke na dhënë disa sygjerime shumë interesante për aktivitete të ndryshme që mund të zhvillohen gjatë kohës së pritjes për shpalljen e fitueseve. Disa nga aktivitetet që ajo sugjeron janë: artiste rruge, muzikante ose kengetare ose kengetare apo muzikante jo profesioniste por në moshën e gjyshërve tanë ose street dance, flash mobs etj,.

Sipas Lucianës problemi bazë për të rinjtë është këshillimi i karrieres dhe mungesa e orientimit qysh në kohën e gjimnazit. Ka te rinj që nisen nga dëshira e mirë për të mbaruar një shkollë “të mirë” apo një degë me perspektivë pa llogaritur fare tregun e punes, por mbi të gjitha pa llogaritur aftësite e tyre dhe pasionin.Dy motot në jetën e Lucianës janë: “Kam ardhur në kete jetë të jetoj me zë (Emile Zola)” dhe “E pamundura” është një fjalë që gjendet vetëm në fjalorin e budallenjve (Bonaparte)”. 


E falenderojme Lucianen dhe urojme shume suksese dhe mbaresi!

Leave a Reply