Takimi i Dytë mes Partnerëve, më 20-21 shkurt 2024 në Sarajevë në Kuadër të Projektit DC-VET WB

Takimi i 2-të midis partnerëve për projektin DC-VET WB u mbajt në Sarajevë më 20 dhe 21 shkurt 2024, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt zhvillimit të AFP në Rajon.

Organizuar nga International University of Sarajevo (IUS) dhe IUS Lifelong Learning Center, takimi mblodhi së bashku një grup të ndryshëm aktorësh nga vendet partnere në këtë projekt, Uniser – Itali, IES Pedro de Tolosa – Spanjë, Ammattiopisto Luovi – Finlandë, AlbanianSkills – Shqipëri, Chamber of Economy of Montenegro – Mali i Zi dhe Prishtina REA– Kosovë, për të diskutuar progresin e projektit, sfidat dhe hapat e ardhshme.

Takimi filloi më 20 shkurt me një pritje të ngrohtë dhe prezantim të axhendës, e ndjekur nga një tur në kampusin e universitetit, duke u ofruar pjesëmarrësve një vështrim të drejtpërdrejtë në objektet e universitetit. Ky ndërveprim fillestar “shkriu akujt” ndërmjet pjesëmarrësve, duke nxitur një mjedis të favorshëm për diskutim të hapur dhe shkëmbim idesh ndërmjet pjesëmarrësve.

Sesioni i parë u fokusua në gjendjen aktuale të projektit, me përditësime mbi aktivitetet, kontrolle administrative dhe rivlerësim të buxhetit. Një vlerësim i cilësisë së Paketës së Punës së 1-rë (WP1) theksoi përpjekjet e vazhdueshme për të ruajtur standarde të larta, gjatë gjithë realizimit të projektit.

Diskutimet nuk ishin vetëm reflektuese, por edhe largpamëse, me seminare të synuara për finalizimin e Paketës së Punës së 2-të (WP2), duke përfshirë aktivitetet e tij pilote në shkolla, si pjesë e vizitave studimore të mësuesve në muajin shtator 2023. Gjithashtu gjatë këtyre sesioneve, u realizuan stuhi idesh për vijimësinë e projektit në vitin 2024, duke u fokusuar veçanërisht në krijimin e rrjeteve lokale të palëve të interesuara.

Pjesa e fundit e ditës iu kushtua diskutimeve mbi strategjitë e shpërndarjes dhe rrjetëzimit me palët e interesuara lokale. Pjesëmarrësit theksuan rëndësinë e komunikimit efektiv dhe ndikimin e projektit DC-VET WB te një audiencë më e gjerë. Sesioni lehtësoi shkëmbimin e taktikave inovative të promovimit në rrjete sociale, nëpërmjet rritjes së shikueshmërisë në mediat sociale, duke e rritur promovimin online dhe offline të projektit dhe ndarja e disa statistikave mbi llogaritë e mediave sociale, për të kuptuar më mirë rëndësinë e diseminimit. Ky sesion përfshinte gjithashtu një punëtori se si të ndihmohet nxitja e partneriteteve me palët lokale kryesore të interesuara.

Të nesërmen, fokusi u zhvendos drejt aspekteve më specifike të projektit. U diskutuan aspekte të administrimit dhe logjistikës të seminarit të ardhshëm mbi përfshirjen sociale në Finlandë, në muajin qershor 2024. Një pjesë e konsiderueshme e kohës së kësaj seance iu kushtua diskutimit dhe vlerësimit të një pyetësori për analizën e mangësive të aftësive në lidhje me përfshirjen sociale, duke theksuar angazhimin e projektit për të adresuar nevojat e ndryshme të njerëzve që bëjnë pjesë te kategoritë me aftësi të veçanta.

Përzgjedhja e pjesëmarrësve për aktivitetet pilot ishte një tjetër temë e rëndësishme, duke nënvizuar përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes dhe zbatimit efektiv të projektit. Diskutimet dhanë përfundime të vlefshme në planifikimin, monitorimin dhe mbikëqyrjen e pjesëmarrësve, duke siguruar që ndikimi i projektit është domethënës dhe i qëndrueshëm.

Takimi përfundoi me një vizitë në shkollën profesionale “Srednjoškolski Centar Hadžići”, duke i ofruar pjesëmarrësve një perspektivë praktike mbi sistemin e AFP-së në Sarajevë. Kjo vizitë nënvizoi implikimet e projektit në botën reale dhe ndryshimet e prekshme që ai synon të sjellë në fushën profesionale.

Ky takim ishte më shumë se një përditësim i projektit DC-VET WB. Ishte një dëshmi e frymës së bashkëpunimit dhe vizionit të përbashkët të të gjithë aktorëve të përfshirë. Diskutimet dhe seminaret jo vetëm që reflektuan mbi arritjet e kaluara, por edhe hapën rrugën për nismat e ardhshme, duke siguruar që objektivat e projektit të përmbushen me efikasitet.

Leave a Reply