Hapja e Zyrës për Informim dhe Këshillim në Karrierë – ZIKK Dibër

Ditën e Mërkurë më datë 19 Janar, ora 14:00-15:00 pranë Bashkisë Dibër u zhvillua aktiviteti i hapjes së Zyrës për Informim dhe Këshillim Karriere, ZIKK Bashkia Dibër. Hapja e kësaj zyre vjen në kuadër të projektit “Një vizitë larg karrierës tuaj të ardhshme” të financuar nga Zyra për Marrëdhënien me Publikun të Ambasadës së SHBA-së në Tiranë dhe zbatuar nga Albanian Skills në bashkëpunim me Bashkinë Dibër.
ZIKK Dibër do të jetë e hapur për të rinjtë dhe publikun e gjerë ku do të asistojë të rinjtë dhe ato të cilët kërkojnë informacione apo të zhvillojnë më tej karrierën e tyre me anë të shërbimeve si dhe duke i përfshirë drejtpërsëdrejti në zbatimet e planit funksional të kësaj zyre. Në faqen zyrtare të Bashkisë Dibër, http://dibra.gov.al/zikk do të gjenden informacione mbi shërbimet e informimit dhe këshillimit karrierës si edhe aktiviteteve të ndryshme që mund të zhvillohen prej saj por edhe në nivel lokal, kombëtar dhe jashtë vendit.
Të ftuar në ceremoninë e hapjes ishin të rinjtë pjesëmarrës të Akademisë së Karrierës, zhvilluar në këtë bashki prej 22 deri më 24 Tetor 2021, përfaqësues të institucioneve lokale, qëndrore dhe përfaqësues të bizneseve në Dibër.
Gjatë aktivitetit u mbajt fjala përshëndetëse e Kryetarit të Bashkisë Dibër Z.Shkëlqim Murrja, i cili ritheksoi edhe njëherë rëndësinë e shërbimeve të karrierës për të rinjtë e Bashkisë Dibër që po nisin në kuadër te zbatimit të projektit “Një vizitë larg karrierës tuaj të ardhshme”. Aktiviteti u përshëndet nga Zj. Kleina Kasanai, Drejtore e Agjencisë Kombëtare e Rinisë.
Drejtoresha Ekzekutive e Albanian Skills, Zj. Ana Zacharian i siguroi te rinjte pjesemarres se do te vijoje perpjekjet dhe punen e saj deri ne konsolidimin e ketyre sherbimeve te reja te krijuara prane kesaj bashkie, edhe pas permbylljes se ketij projekti duke mobilizuar ne mneyre te vazhdueshme grupet e interest dhe kontribuesit me te rendesishem ne kete fushe.
Me këtë rast, u lëshua edhe nënfaqja zyrtare ZIKK-Zyra për Informim dhe Këshillim Karriere, si edhe u prezantua “Plani funksional i ZIKK-Dibër, nga Valbona Kaloçi Përgjegjse e Sektorit të Arsimit, Kulturës dhe Turizmit pranë Bashkisë Dibër.
Specialistja Kërkimore Zj. Entela Gjyla pranë Albanian Skills prezantoi : Disa gjetje mbi nevojat për informim dhe këshillim karriere në Bashkinë Dibër.
Aktiviteti u shoqërua me diskutime nga pjesëmarrësit dhe ndarja e certifikatave pjesëmarrësve të akademisë.

Për informacione të mëtejshmë mbi projektin dhe ZIKK mund të kontaktoni:
Seldan Tabaku
Oficer Komunikimi, Albanian Skills, Email:[email protected]
Olsa Feta
Specialiste ZIKK, Bashkia Dibër, Email: [email protected]

Leave a Reply